Saleh Nasr ishte protagonisti i ndeshjes mes Vllaznisë dhe Teutës, duke shënuar golin e barazimit të përkohshëm 1-1 të durrsakëve. Por futbollisti në fund nuk i është gëzuar golit të shkëlqyer që shënoi nga distanca, pasi ekipi i tij e mbylli me humbje 2-1. “Shënova një gol të mrekullueshëm por ne humbëm dhe ky gol nuk vlen asgjë për ne. Në minutat e parë, humba topin dhe nuk shënuam. Duhet të jemi më të qetë kur ekipi mban topin dhe mundohesh të luash lehtë, duhet të presim që të realizojmë rastet që krijojmë. Mund të them se mundohem të ndihmoj ekipin, të bëj punën time. Trajneri Martini më jep këshilla, ekipi më ndihmon dhe mundohem të bëj punën. Nuk ka rëndësi nëse shënoj apo jo, mundohem të ndihmoj ekipin. Bilanci sezonal? Nuk është mirë, kam shënuar pak gola, por kam luajtur në krah dhe nuk kam pasur shumë raste, kam humbur shumë por nuk kam pasur raste të lehta”, tha Nasr.
Sulmuesi i Teutës i zhgënjyer pas humbjes: Shënova një gol të mrekullueshëm, por nuk vlen asgjë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Mori peng disa persona për rreth 12 orë, FBI vret autorin në Kaliforni! Nuk ka të lënduar
Ibrahimaj me maturantët: Vetëpunësimi, mundësi për të kthyer idetë në biznese
Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Të paktën 21 viktima nga zjarri në një hotel në Nju Delhi





