Tymi i zi mbulon zonën, zjarri ende jashtë kontrollit. Bllokohet qarkullimi i mjeteve në unazën e Shkozetit

Situata në terren mbetet e rënduar pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve. Në vendngjarje ndodhen 6 mjete zjarrfikëse nga Durrësi, porti dhe Shijaku, raporton “DurrësLajm” nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë për shkak të flakëve jashtë kontrollit qyteti i Durrësit nuk furnizohet me energji elektrike prej më shumë se 20 minutash.

Në zonën e rrezikut pati edhe një shpërthim që dyshohet se ndodhi nga kabujt e tensionit të lartë.