Dëme të mëdha materiale janë shkaktuar në vilën dy katëshe në fshatin Rrushkull, Durrës, e cila u përfshi nga flakët pasditen e sotme.

Pamjet filmike që po sjell “DurrësLajm” dëshmojnë djegien e thuajse të gjitha ambienteve të katit të dytë, ku dhe ka qenë vatra e zjarrit.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se shkaku i flakëve ka qenë një bombol gazi.

Drejtori i zjarrfikësve të Durrësit, Adriatik Velaj u bën apel qytetarëve që të tregojnë kujdes me bombolat e gazit, të cilat pak ditë më parë në Velipojë shkaktuan 4 të plagosur, por nuk mungojnë edhe rastet kur janë regjistruar viktima.

Drejtori Velaj u kujton qytetarëve që të mos lënë pajisje ndezur apo në prizë në momentin kur në shtëpi nuk ka asnjë njeri, pasi në disa raste ato bëhen shkaktare të zjarreve.