Është ndarë nga jeta mjeku i njohur onkolog Agim Karaj. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët, të cilët njoftojnë se homazhet mbahen sot, ndërsa përcjellja e tij për në banesën e fundit do të bëhet ditën e nesërme.
Ceremonia e varrimit, sipas njoftimit, do të zhvillohet në orën 11:00 dhe varrimi do të bëhet në Tufinë.
Onkologu Agim Karaj do të festonte sot 74-vjetorin e lindjes.
“Me hidhërim te thelle dhe me dhimbje shume te madhe njoftoj ndarjen nga jeta te babait tone Prof.Dr Agim Karaj.
Pritja dhe përcjellja behet tek funeral home Univers tek Rruga Bardhyl përballë postes shqiptare nr 32.Homazhet fillojnë sot dite e hënë ne orën 10.00 dt 25.11.2024.
Ceremonia e varrimit behet ditën e marte ne date 26.11.2024 ora 11.00. Varrimi behet ne Tulinë. Me respekt, nga familja”, thuhet në njoftim.