Kryeministri Edi Rama ka thërritur në një mbledhje të gjithë kryetarët e bashkive në vend, që drejtohen nga përfaqësues të PS-së.

Bëhet me dije se takimi i Ramës me kryebashkiakët do të zhvillohet në orën 12:00.

Ky takim i Ramës me kryebashkiakët vjen vetëm dy ditë pas shkarkimit nga detyra të kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se ka abuzuar me tenderat publikë.