Në ndeshjen Tirana – Teuta veç gjërave të zakonshme pati edhe disa të veçanta që nuk janë parë në TV. Gazeta po sjell disa prej tyre. Teuta del shumë vonë në nxemje, pikërisht në orën 16:30, ndërsa bardheblutë kishin mbi 10 minuta në fushë.
-Ekranet e varura të “Arenës Kombëtare” ishin ulur poshtë të mbështetura në dy skela portative për arsye riparimi.
-Numër i ulët tifozësh në stadium që nuk kalonte as 800 tifozë. Një grusht “Fanatics” u dukën 10 minuta para se të niste ndeshja. Zhgënjyese për një sfidë të tillë, për më tepër në një ditë pushimi.
-Tomas Brdariç ishte i pranishëm në sfidën mes Tiranës dhe Teutës. Edhe presidenti i FSHF-së e pa takimin në tribunën VIP të stadiumit.
-Gjatë lojës, Jazxhi dhe Abah kapen me njëri-tjetrin, gjyqtari i këshillon, ndërsa ti fozët nuk kursejnë lojtarin e Teutës. Në pjesën e dytë përplasja ndodh mes Jazxhi dhe Përgjonit. -Tafas e tifozët bardheblu përplasen para nisjes së pjesës së dytë. Një sherr që vazhdon gjatë gjithë lojës.
-Si Gugash Magani dhe Edi Martini gjatë gjithë lojës kapen me gjyqtarin për vendimet e tyre.
-Pesë herë, Gugash Magani ndryshon pozicionin e lojtarëve. Në fillim Haxhiu e nis mbrojtës i djathë e Gjumsi sulmues i majtë. Rolet ndryshohen, ashtu si edhe në pjesën e dytë me afrimin e disa lojtarëve.
-Protestë e ashpër e tifozëve për një faull të lojtarëve të Teutës ndaj Jakut.
-Zharmuni nuk e pret mirë zëvendësimin në pjesën e dytë. Ai bën me shenjë se: “çfarë bën ky”, duke iu drejtuar i vetëm dhomave të zhveshjeve, dukshëm i pakënaqur.
-Për Tiranën, ishte barazimi i 12-të në 17 takime në kampionat. Një rekord më vete për bardheblutë.
-Qëndrim Ismajli në tribunë. Lojtari në stërvitjen e fundit ka pasur dhimbje në gju dhe për këtë qëllim është lënë jashtë fushe. Në ditët në vazhdim do të shihet gjendja e lojtarit. Për këtë qëllim është ndryshuar edhe formacioni i bardhebluve.
-Trajneri Magani nuk ua ka përtuar disa tifozëve që jepnin udhëzime se cilët lojtarë duhet të aktivizonte në fushën e lojës. Madje, në tribunë pati edhe një përplasje të vogël mes tifozëve të Tiranës për këtë çështje.