Java e 17-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin pasditen e së hënës dhe sot teknikët e ekipeve kombëtare kanë përgjedhur 11-shen dhe trajnerin më të mirë referuar rezultateve.

Mbrojtësi i Teutës, i cili u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes pas barazimit 0-0 me Tiranën, u përzgjodh në formacionin më të mirë.

Portieri më i mirë e kësaj jave është Edmir Sali i Dinamo City.

Sakaq, mbrojtja përbëhet nga Frederic Veseli (Egnatia), Mahamadou Dembélé (KF Tirana), Antonio Marku (KF Teuta), Alex Peralta (Bylis).

Në mesfushë janë vendosur tre lojtarët Regi Lushkja (Egnatia), Albano Aleksi (Egnatia) dhe Arli Përgjoni (Bylis).

Inline image

Në majën e sulmit qëndron Mario Gjata i Bylis, ndërsa si sulmues i majtë është përzgjedhur Mehdi Çoba (Vllaznia) dhe sulmues i djathtë Ledjo Tresa (KF Laçi).

Nevil Dede është zgjedhur si trajneri i javës pas fitores që ekipi i tij korri në shtëpi ndaj Partizanit ditën e djeshme me rezultatin 2-1.