Pep Guardiola konfirmon se nuk do të nënshkruajë me asnjë klub tjetër pas aventurës te Manchester City.
“Nuk do të drejtoj një ekip tjetër… nuk po flas për të ardhmen afatgjatë, por ajo që nuk do të bëj është të largohem nga Manchester City, të shkoj në një vend tjetër dhe të bëj të njëjtën gjë si tani. Kjo nuk do të ndodhë, sigurisht”, tha Guardiola.
Më pas Pep, insistoi sërish se nuk ka më nerva për të nisur diçka nga e para: “Nuk do të kisha energjinë! Ideja e fillimit diku tjetër, e gjithë ajo punë dhe proces trajnimi… Jo, jo”.
Gjithsesi, Guardiola nuk e përjashtoi mundësinë e drejtimit të një ekipi kombëtar në të ardhmen:
“Ndoshta një ekip kombëtar, por kjo është ndryshe”, theksoi trajneri spanjoll.