Aktorja e njohur e Hollivudit, Sarah Jessica Parker, protagonistja kryesore e serialit të njohur “Sex And The City”, është përzgjedhur si anëtare e jurisë së çmimit prestigjioz Booker për letërsinë për edicionin 2025, njoftuan sot organizatorët.
Juria do të kryesohet nga autori irlandez Roddy Doyle, 66 vjeç, i cili gjithashtu fitoi këtë çmim në vitin 1993 me romanin “Paddy Clarke Ha Ha Ha”.
Përveç Carrie Bradshaw, paneli do të përfshijë novelisten nigeriane Ayobami Adebayo, autorin britanik Chris Power dhe aktoren amerikane Kiley Reed.
Sarah Jessica Parker vendosi si gjyqtare për çmimin prestigjioz letrar Çmimin Booker.
Sarah Jessica Parker, 59 vjeç dhe pronare e katër Golden Globes, ka disa vite që merret në mënyrë diskrete me industrinë e librit. Fillimisht si drejtore botuese në një degë të shtëpisë botuese Penguin, më pas hapi shtëpinë e saj, SJP Lit, në vitin 2023 në bashkëpunim me një botues të pavarur.
Anëtarësimi në jurinë e Booker-it “më duket shumë i frikshëm”, tha ajo për New York Times. “Unë i konsideroj gjyqtarët akademikë, të arsimuar dhe me përvojë, gjë që nuk jam. Nuk kam bërë asnjë studim akademik. Nuk kam asnjë diplomë”, vijoi ajo.
Autorët dhe botuesit e tyre tani mund të dorëzojnë veprat e tyre për edicionin 2025. Lista me 12 ose 13 tituj që do të përzgjidhen do të shpallet në korrik, ajo e finalistëve në shtator dhe emri i fituesit do të zbulohet në nëntor 2025.