Festa e Milanit është prishur mbrëmë.
“Rossoneri” e festuan 125 vjetorin e themelimit duke i ftuar legjendat e klubit, të cilët ishin të pranishëm në San Siro dhe defiluan në fushën e blertë, duke i mbajtur në duar trofetë që i kishin fituar. Mirëpo, ekipi Kuqezi e prishi festën dhe i dëshpëroi tifozët e pranishëm në stadium. Milani barazoi pa gola me Genoan duke mbetur edhe më larg kreut të tabelës në Serie A. E kjo bëri që tifozët të revoltoheshin dhe ta shprehnin hapur zhgënjimin dhe dëshpërimin e tyre ndaj futbollistëve dhe karshi kryesisë së klubit, më saktësisht duke e kërkuar largimin e pronarit Gerry Cardinale.
“Curva Sud” e shfaqi një mesazh, në të cilin shkruante: “Ne i nderojmë kampionët tanë, ato simbole të një Milani që nuk ekziston më.”Së bashku me thirrjet e zakonshme ‘nuk na meritoni’ dhe ‘ne jemi ngopur’, ishte edhe një që drejtohej drejt Cardinales.“Ne nuk jemi amerikanë”, ishte thirrja e përsëritur, ndërsa lojtarët dhe trajneri Paulo Fonseca dukeshin të zënë ngushtë.Kuqezinjtë e kishin nisur mbrëmjen me një festë madhështore të 125-vjetorit që nga themelimi i klubit në dhjetor 1899, teksa një paradë legjendash zbriti në fushë.Kuqezinjtë kanë një ndeshje më pak, por janë ende 14 pikë larg lideres së Serie A, Atalanta.