Një banesë është djegur mëngjesin e së mërkurës në Vloçisht të Maliqit. Zjarrfikësja e qytetit është angazhuar për shuarjen e flakëve, të cilat vijojnë ende.

Fatmirësisht nuk raportohen dëme në njerëz.

Një grup hetimor është angazhuar për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes, por paraprakisht dyshohet që të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Zjarri vijon të jetë aktiv ndërsa, aktualisht informacione bëjnë të ditur se nuk rrezikohet objekt tjetër.