Historiani i mirënjohur Uran Butka ka promovuar në qytetin e Durrësit librin e tij të fundit, “Polemika”. Aktiviteti në fjalë është zhvilluar në një nga libraritë e qytetit dhe në të kanë marrë pjesë shkrimtarë, artistë si dhe intelektualë të fushave të ndryshme. Libri është i gjinisë së publicistikës dhe përbëhet nga 45 polemika që autori zhvillon me historianë, studiues, publicisë si dhe gazetarë për çështje që lidhen me historinë e vendit tonë.
Uran Butka: “Këto janë 45 polemika ose përballje kritike të së shkuarës dhe të sotmes, që për arsye ideologjike dhe politike kanë ndikuar në keqtrajtimin e historisë, duke përbaltur figura të shquara të historisë sonë.
Përpjekja ime është që të sjell të vërtetën histotike dhe më e rëndësishme, tashmë kur Akademia e Shkencave po punon për një rishikim apo korigjim të historisë, unë sjell para lexuesve historinë tonë të shekullit XX, në mënyrë që të shkruhet e vertëta, sepse një komb pa histori të vërtetë, është i destinuar të zhduket.
Nga ana tjetër, dua të shtoj se ka edhe historianë, studiues dhe qytetarë që kërkojnë më në fund që të kemi një histori të vetëm sepse është e domosdoshme pas traumave që kemi kaluar, por ka gjithashtu edhe historianë enveristë dhe komunistë, siç janë Paskal Milo, Pëllumb Xhufi, Gjeçovi, apo Marenglen Kasmi, të cilët përpiqen të çojnë ujë në historiografinë enveriste të së shkuarës”.
Shkrimtari Shpendi Topollaj than ë këtë promovim se Uran Butka shquhet si historian me tolerancë, tipike e tolerancës së historianëve të viteve ’30 dhe se në këtë libër ai polemizon me fakte dhe dokumente me ata që vazhdojnë me kokëfortësi duke iu qendruar besnikë falsifikimeve të historisë.
Aktiviteti në fjalë u organizua nga Biblioteka Publike Durrës.