Më 21 dhjetor, në ambientet e shkollës “Vasil Shanto” në Tiranë, u zhvillua Kampionati Kombëtar dhe Kupa Mbarëkombëtare e MMA-së, organizuar nga Federata Shqiptare e MMA-së.
“PROGRESS MMA DURRES”, mori pjesë me 14 sportistë, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer në të gjitha peshat dhe duke u shpallur ekipi kampion dhe fitues i “Senior Fitues Absolute”.
Në këtë aktivitet “PROGRESS MMA DURRËS” fitoi 12 vende të para, një barazim dhe një vend të dytë!
Fituesit sipas peshave dhe moshës:
Vendi i parë:
–Mosha 6-7 vjeç:
Aiden Kurti dhe Aiden Feri, pesha 20 kg.
–Mosha 8-10 vjeç:
Alen Kurti, 25 kg
Rejan Kurti, 30 kg
Ajli Lila, 35 kg.
Deon Uruci, 40 kg.
Mosha 11-13 vjeç:
Hamza Hajrullai, 30 kg
Dean Mehmeti, 50 kg
Gerard Feri, 60 kg
-Mosha 14-15 vjeç:
Jasir Hajrullai, 50 kg
Anduel Markaj, 70 kg
Altin Ganci, 84 kg
Vendi i dytë, mosha 11-13 vjeç:
Grei Mehmeti, 40 kg
Ndërkohë, sportisi Domeniko Durnisha i grupmoshës 14-15 vjeç e përfundoi ndeshjen barazim.
Duhet theksuar se sportisti Anduel Markaj, e fitoi ndeshje me K.O duke berë një performancë të shkëlqyer.
Vendi tjetër i parë Altin Ganci, po ashtu fitoi dy ndeshje me K.O duke fituar titullin “Senior Absolute” dhe u shpall sportisti më i mirë i aktivitetit.
Ganci u përzgjodh nga Komiteti Olimpik dhe Presidenti i MMA-së Arjan Rizai që të përfaqësoj Shqipërinë në kampionatin europian.
Pas paraqitjes mjaft dinjitoze të sportistëve nga Durrësi, traineri Altin Kurti shprehet shumë optimist për ecurinë e grupit dhe shpreson që në aktivitetin e rradhës në Kampionatin Europian që do të zhvillohet në Serbi në muajin shkurt, të kthehen me medalje!