Qeveria britanike po shqyrton të ndalojë hyrjen e Asma al-Assad në Mbretërinë e Bashkuar. 

Ku vendim i qeverisë britanike vjen pas publikimit të lajmit se Asma ka kërkuar divorc nga Bashar al Assad dhe se dëshiron të rikthehet në vendin e saj të lindjes, në Londër. 

Asma al-Assad u shpërngul në Rusi, pasi bashkëshorti i i saj u rrëzua nga rebelët. 

Aktualisht familja ndodhet në Moskë, nën mbrojtjen e azilit politik. 

Mediat turke raportuan të shtunën se Asma al-Assad me nënshtetësi britanike, e cila u rrit në Londrën perëndimore dëshiron të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për trajtimin e kancerit. 

Ajo vuan nga leuçemia akute mieloide, një formë agresive e kancerit të gjakut dhe palcës së eshtrave. 

Paralajmërim nga deputetët e Downing Street 

Zyrtarisht, Downing Street nuk ka komentuar nëse duhet t’i hiqet pasaporta. 

Por deputetët paralajmëruan mbrëmë se ajo nuk duhet të lejohet të kthehet në Britani, pas viteve të mizorive të kryera nga familja Assad në Siri. 

Robert Jenrick i tha Telegrafit: “Do të ishte një fyerje për miliona viktimat e Assadit nëse gruaja e tij do të kthehej në një jetë luksoze në MB”, duke kujtuar se qeveria britanike e ka sanksionuar atë si Familja e Asadit qëndron pas mizorive.