American Airlines ka pezulluar të gjitha fluturimet në SHBA për shkak të një problemi teknik të paspecifikuar.

Agjencia Federale e Aviacionit tha se “American Airlines po raporton një problemi teknik dhe ka kërkuar një ndalesë tokësore në mbarë vendin”.

Linja ajrore nuk ka thënë pse po i ndaloi të gjitha fluturimet, por udhëtarët në prag të Krishtlindjeve përballen me mundësinë e një ndërprerjeje të konsiderueshme.

“Nuk është dhënë një afat kohor i vlerësuar, por ata po përpiqen ta rregullojnë problemin në kohën më të shkurtër të mundshme,” tha linja ajrore në mediat sociale.

Pasagjerët në mediat sociale raportuan se fluturimet e tyre u bllokuan në pistë në aeroporte të ndryshme dhe u detyruan të ktheheshin në gate.