Mançester Junajtid është goditur nga probleme higjiene në “Old Trafford”, ndërsa në stadiumin e gjigantëve të futbollit anglezë vazhdojnë të lodrojnë minjtë. Brejtësit u zbuluan në një vizitë të fundit nga inspektorët e higjienës dhe klubi mori një vlerësim me dy yje nga pesë të mundshme në raportin e fundit të higjienës. Zyrtarët e klubit po punojnë me partnerët e kontrollit dhe këshillin lokal dhe po zbatojnë një sërë masash që synojnë trajtimin e problemit. “Mail Sport” zbuloi se inspektorët gjetën prova të shfaqjes së minjve në një suitë korporate në nivel tokësor dhe në një kioskë që u shet ushqim tifozëve. Më pas ata e ulën vlerësimin e Junajtid për higjienën e ushqimit nga katër në dy dhe urdhëruan që të bëhen përmirësime. Problemi i higjienës vjen për shkak të vendndodhjes së stadiumit të famshëm, midis një kanali dhe një linje hekurudhore.
Minjtë vazhdojnë të jenë vizitorë në “Old Trafford”, u gjetën te kioska që shet ushqim për tifozët
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Turizmi mbush arkën e Turqisë/ Dalin shifrat, sa përfitoi buxheti në gjashtë muajt e parë të 2026
Tërmet i fortë godet Napolin, dëme të shumta nga rrëshqitjet e dheut! Momenti kur njerëzit dalin me vrap në rrugë
“Pse je kaq mendjemadhe dhe falso?”/ Reagimi epik i Bora Zemanit ndaj akuzave të ndjekësve në rrjetet sociale
Plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 të përfshirët në sherr





