Besimtarët e krishterë kremtojnë lindjen e Jezu Krishtit në Durrës.

Në të gjitha kishat katolike, ortodokse dhe ungjillore të Durrësit besimtarët janë mbledhur për të festuar këtë ditë të shenjtë në kalendarin e tyre, duke ndarë lajmin e mirë dhe urimet për më shumë paqe dhe mirësi mes njerëzve.

Meshat e lindjes së Krishtit u shërbyen në kishën ortodokse të Shën Astit dhe Shën Pavlit në qytetin bregdetar dhe në kishën katolike Shën Luçia. Ato u ndoqën nga besimtarë të të gjitha moshave, të cilët, përpos traditës së të festuarit, ndjejnë nevojën për t’u përmbushur shpirtërisht dhe për të qenë sa më pranë Zotit dhe vlerave që dikton besimi.