Mungesa e tregut të patates për prodhimin vendas ka detyruar prodhuesit e Divjakës ta magazinojnë. Fermerët thonë se do ta nxjerrin në treg vetëm nëse çmimi shkon mbi 50 lekë/kg, ndërkohë që kërkesat aktuale janë për 30 lekë/kg. Ata kërkojnë orientim dhe planifikim të tregut bujqësor.  

“Nuk ka tërheqje patatja, ne e grumbullojmë dhe po doli tregu mirë, por nuk doli e hedhim në kanal. Nuk merr shpenzimin që ke hedhur. Për të nxjerrë koston që kam hedhur duhet që kilogrami i patates të jetë mbi 50 lekë. Pazari ka rënë shumë me 35 lekë /kg dhe ne nuk kemi leverdi me aq. Mbjellim tokën që të mos e lëmë pa punuar, por fitime nuk kemi.” – shprehen fermerët.

Kështu shprehen pothuajse të gjithë fermerët e Divjakës, të cilët kultivojnë patate. Sipas tyre, çmimi i shitjes ka rënë sepse në treg është importuar patate nga Egjipti, e cila ka sjellë probleme për shitjen e produktit vendas, pasi shitet.

“Nuk ka kërkesë se futet nga jashtë patatja e Egjiptit dhe nuk merret patatja jonë“, – tha një fermer tjetër.

Tokat e Divjakës mbillen 2 herë në vit me patate. Prodhimi është cilësor për shkak të tokës ranore dhe gjithë sasia shitet në tregjet e vendit.