Blerim Krasniqi përfundon në zgjedhje e tretë për sulmin e Teutës. Këtë e konfirmoi ndeshja ndaj Sherif Tiraspolit, ku trajneri Edi Martini preferoi si titullar në majën e ofensivës lojtarin e huazuar nga Tirana vetëm për ndeshjet evropiane, Taulant Seferi.

Mirëpo, edhe kur rezultati ishte 0-4 dhe u bënë zëvendësime në sulm, sërish Krasniqi nuk u preferuar, pasi në fushë u hodh për herë të parë maqedonasi Pepi Gjorgiev. Gjasat janë që pas përfundimit të angazhimit të skuadrës në Europë, Krasniqi të largohet nga Teuta.
Megjithatë, sulmuesi është edhe një vit nën kontratë me durrsakët dhe kësisoj klubi do të shikojë interesin më të madh në këtë situatë. Në rast të ndonjë ofertë që mund të joshë Teutën, Krasniqi mund të shitet. Por, nuk përjashtohet as mundësia e një zgjidhjeje me konsensus, për më tepër që është ndër më të paguarit.