Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka sqaruar incidentin e ndodhur në Kuvend, ku u përplas me deputetin Agron Shehaj. Noka i ftuar në studion e News24, shprehet se tensionet kanë nisur kur Shehaj i ka liruar vendin në foltore Pranvera Resulajt, ndërsa atij jo. 

Noka gjithashtu theksoi se Partia Demokratike ka qenë aktive në mbështetjen e qytetarëve, duke përmendur protestat për projektin Thumanë-Kashar dhe reagimin për taksën e pronës.

“Ka një qasje ndryshe për PS dhe një tjetër për ne. Pranvera Resulajt i liroi vendin të fliste, ndërsa mua më tha ‘gjallë s’të lë të flasësh’. Kjo është e papranueshme. Vetëm PD ka reaguar për tre muaj rresht në Thumanë,” u shpreh Noka.