Aktorja franceze Lea Seydoux merrte pjese në Festivalin e Filmit në Kanë me katër filma, përfshirë tre të cilët janë në garë. Por burimet thonë se ajo mund ta anulojë udhëtimin e saj në jug të Francës, pasi rezultoi pozitive me Covid.
Seydoux nuk ka udhëtuar ende për në Kanë; ajo aktualisht po merret me xhirimin e një filmi, gjatë të cilit u infektua. Një burim i afërt me aktoren thotë se ajo është asimptomatike dhe është izoluar për më shumë se një javë në shtëpinë e saj në Paris.
Një zëdhënës i Seydoux konfirmoi se ajo ishte pozitive pavarësisht se ishte plotësisht e vaksinuar. Ajo do të qëndrojë në karantinë derisa mjekët e saj ta konsiderojnë të sigurt për të udhëtuar në Kanë dhe për të marrë pjesë në festival.
Sekretari i përgjithshëm i Festivalit të Filmit të Kanës Francois Desrousseaux tha për Variety, se nuk kishte asnjë të infektuar me Covid gjatë festivalit, gjatë këtyre 4 ditëve.





