Imzot Giovani Peragine, nga dita e sotme ka marrë zyrtarisht detyrën e Arqipeshkvit të Dioqezës Shkodër-Pult. Ceremonia e dorëzimit të detyrës është mbajtur pranë katedrales se Shkodrës, ku iu dorëzua detyra nga Monsinjor Angelo Massafra.

Në fjalën e tij të parë si Arqipeshkëv i Dioqezës Shkodër Pult, Monsijkor Peragine u shpreh se vjen në Shkodër në këtë detyrë të rëndësishme duke e cilësuar si tokë e shenjtë e katolicizmit në Shqipëri.

Monsinjor Peragine u caktua Ipeshkëv kuadotur në Maj të vitit të kaluar pas dorëheqjes se Monsinjor Angelo Massafra, i cili shërbeu në Shkodër për 28 vite. Mesha e parë zyrtare e kreut të ri të Kishës Katolike në Shkodër do të mbahet me 11 Janar.