Sekretari në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken tha se ideja e Donald Trump për marrjen nën kontroll të Grenlandës, ndoshta edhe me forca ushtarake “nuk është e mirë” dhe nuk do të ndodhë, raporton “The Guardian”.

“Unë mendoj se qëndrimet bazë që ne kemi punuar këto katër vitet e fundit janë se ne jemi më të fortë, më efektivë dhe marrim rezultate më të mira kur punojmë afër me aleatët tanë, dhe jo duke bërë veprime që i largojnë ata”, – tha Blinken gjatë një konference për shtyp në Paris bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme të Francës Jean- Noël Barrot.

“Ideja e dhënë për Grenlandën është dukshëm jo e mirë, por më e rëndësishmja është se nuk do të ndodhë, prandaj ne nuk duhet të kalojmë shumë kohë duke folur për të”, – ka thënë ai.