Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia italiane për drogë. Sipas mediave vendase, atij iu gjetën 10 pako me kokainë të fshehura në makinë dhe 20 të tjera që iu gjetën në shtëpi, me një peshë 34.5 kilogramë.
Aksioni u krye në Novara, pas sinjalizimeve dhe të dhënave në rrugë operative.
Në banesën e kontrolluar, përveç drogës dhe mijëra eurove cash, u gjetën dhe u sekuestruan telefona celularë, një peshore precize dhe material për paketimin e lëndës narkotike.