Qeveria laburiste njoftoi sot se ka deportuar 16,400 emigrantë të parregullt nga Britania në gjashtë muaj, shifra më e lartë që nga viti 2018.

Pas marrjes së detyrës, kryeministri Keir Starmer hoqi planin e qeverisë konservatore për të dëbuar emigrantët në Ruanda dhe njoftoi krijimin e Komandës së Sigurisë Kufitare (BSC) për të luftuar paligjshmërinë e emigracionit.

Përpjekjet janë përqendruar në çmontimin e rrjeteve të kontrabandës që mbushin emigrantët në varkat që përpiqen të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar. Në të njëjtën kohë, ata po përpiqen të identifikojnë emigrantët e paligjshëm që jetojnë në Britani për t’i deportuar.

Mesazhi ynë për ata që duan të vijnë këtu në mënyrë të paligjshme është i qartë: Ju po i shpërdoroni paratë tuaja duke u besuar këtyre bandave të neveritshme dhe do të ktheheni parapa”, – tha kryeministri Starmer.

Qeveria britanike po planifikon gjithashtu një regjim të ri sanksionesh kundër kryetrafikantëve që shtyjnë dhjetëra mijëra emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit.

Në vitin 2024, më shumë se 36,800 migrantë të parregullt mbërritën në Britani, një shifër që përfaqëson një rritje prej rreth 25% krahasuar me një vit më parë, ndërsa dhjetëra njerëz vdiqën në Kanalin Anglez.