Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj.

Dy vëllezërit akuzohen për vrasjen e Ramazan Mataj, që ndodhi në fillim të muajit Janar në Dragoç të Shkodrës.

Në sallën e gjyqit, të rinjtë nuk kanë folur ndërsa avokati mbrojtës ka deklaruar së Arjon Hasaj, kreu krimin pasi viktima kishte lidhje me të motrën dhe shpërndante video të saj, ndërsa vëllai tjetër ka mohuar akuzat.

Klisman Hasaj raportohet se i ngriti kurth 33-vjeçarit dhe e vrau pasi viktima kishte një lidhje dashurie me motrën e tij prej gjashtë vitesh.

Gjithashtu Arjon Hasaj, baba i 4 fëmijëve, në dëshminë e dhënë për grupin hetimor pas arresimit ( 7 Janar) ka pretenduar se Ramazan Mataj i ka prishur dy martesa motrës së tij, si edhe i ka shpërndarë video të tyre intime tek bashkëshorti i dytë, si edhe në fshat.