Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës ka nisur me tensione ditën e sotme teksa policia nuk ka bllokuar rrugën për automjetet në vendin ku po mbahet tubimi. Rruga duhej të ishte bllokuar për qarkullimin e automjeteve ne orën 11:00.

Nisur nga ky fakt kanë nisur përplasjet e para verbale mes protestuesve dhe efektivëve të policisë të cilë po lejojnë automjetet që të kalojnë.