Prokuroria e Posaçme deklaron se për socialistin Pandeli Majko nuk ka asnjë dosje në ngarkim. Në një reagim për gazetaren Klodiana Lala, SPAK mohon të ketë material kallëzues apo procedim për deputetin socialist.
Kjo përgjigje vjen paas akuzave të Kreut të PD-së Sali Berisha ë adresë të deputetit të PS, Pandeli Majko të cilin e quajti “kriminel elektoral”. Berisha tha gjithashtu se Majko është përgjuar nga SHISH me vendim gjykate dhe se dosja ndaj tij ndodhet në SPAK.