Janë 11 ndryshime që kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha, do t’i propozojë kryesisë së partisë në mbledhjen që do të zhvillohet më 15 Korrik.

Basha propozon ristrukturim të partisë Demokratike që nga zgjerimi i kryesisë,  ku do të përfshihen dhe kryetari i Këshillit Kombëtar, kryetari i bordit financiar, kryetari i komisionit zgjedhor dhe kryetarin e komisionit të apelimit, integritetit dhe etkës.

Kujtojmë se këtë javë PD do të mbledhë komisionin e përhershëm statutor, një ditë më pas, të enjten do të zhvillohet mbledhja e kryesisë së partisë ndërsa më 17 korrik, do të zhvillohet mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD-së.