Gjykata e Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin ka rrëzuar kërkesën e Arben Meskutit për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Meskuti akuzohet për mashtrimin përmes mikrokredive të mijëra qytetarëve debitorë. Meskuti është pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale, ndërsa kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë arrest me burg, por kjo është rrëzuar nga gjykata.
Procedimi penal për mashtrimin e mikrokredive ka nisur në 25 shkurt të vitit 2020. Gjatë hetimeve të kryera nga Prokuroria ka rezultuar se 5 shoqëritë, Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë, 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej rreth 7.3 milionë euro. Kompanitë kishin në total 32,542 klientë, nga të cilët 90% e tyre ishin në sekuestro preventive.





