GJKKO vendosi ditën e sotme masa sigurie ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.
Ndaj Veliajt, GJKKO me urdhër të SPAK vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” dhe rreth orës 14:00 ai u shoqërua nga gjentët e BKH në bllokun e sigurisë te “Mine Peza”. Ndërsa ndaj Xoxës, GJKKO vendosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, por bashkëshortja e Veliajt ndodhej jashtë shtetit. Ndërkaq, mësohet se ajo ka zbritur në Rinas rreth orës 20.30 nga ku agjentët e BKH-së e kanë larguar me një furositradë drejt shtëpisë ku banon.
Mësohet se Ajola Xoxa është kthyer nga Roma ku kishte shkuar për disa vizita mjekësore. Ardhja e saj është pikërisht për ekzekutimin e masës së dhënë nga GJKKO.





