Forcat e RENEA-s dhe policia kanë zhvilluar sot kontrolle në Shkodër lidhur me atentatin mafioz me 4 viktima në fshatin Dobraç.
Kontrollet janë ushtruar edhe në banesën e Safet Bajrit, por ai nuk është gjendur aty.
Bajri pritej të shoqërohej në polici dhe të merrej në pyetje lidhur me atentatin.





