Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka inspektuar ditën e sotme punimet në Shkollën e Mesme të Bashkuar dhe kopshtin me të njëjtin emër “Rexhep Mezini” në Ishëm.

Në postimin e saj në rrjetet sociale Sako bën me dije se kjo shkollë e cila do të hapet në shtator do të ketë 12 klasa dhe 3 ambiente për kopshtin, bibliotekë, sallë aktivitetesh, 6 laboratorë, palestër të mbyllur, fushë sporti të hapur dhe do të jetë një shkollë qendër komunitare.

Ndërtimi i kësaj shkolle mundësohet nëpërmjet financimit të KFW-Banka Gjermane për Zhvillim dhe po zbatohet nga FSHZH.

Postimi i plotë:

Në Shkollën e Mesme të Bashkuar dhe kopshtin me të njëjtin emër “Rexhep Mezini” në Ishëm ku punimet vijojnë me ritme të shpejta.

Ndërtimi i kësaj shkolle mundësohet nëpërmjet financimit të KFW-Banka Gjermane për Zhvillim dhe po zbatohet nga FSHZH. Kjo shkollë do ti hapë dyert në shtator të këtij viti dhe do të ofrojë për nxënësit, fëmijët dhe stafin pedagogjik ambiente moderne me standarte bashkëkohore.

Kjo shkollë do të ketë 12 klasa dhe 3 ambiente për kopshtin, bibliotekë📚, sallë aktivitetesh, 6 laboratorë🔬, palestër të mbyllur ⛹️‍♀️, fushë sporti të hapur ⚽️ dhe do të jetë një shkollë qendër komunitare.