Ka përfunduar rehabilitimi i rrugës “Taraku” në zonën e Shën Vlashit në njësinë administrative të Rrashbullit.
Asfaltimi i kësaj rruge i shërben rreth 500 banorëve të kësaj zone.
Në takimin me banorë të Shën Vlashit ndaj të cilëve kishin marrë angazhim të asfaltonin rrugën e zonës së tyre, kryebashkiakja Emiriana Sako thotë në Rrashbull ashtu si në të gjitha njësitë administrative kanë kryer investime të shumta në infrastrukturën rrugore, atë arsimore, shëndetësi e fusha të tjera.





