Kur na ndajnë edhe pak orë nga afati i regjistrimit të diasporës në platformën PER për zgjedhjet e 11 majit, PS kërkon që të shtyhet afati vetëm për të cilëve u është refuzuar aplikimi.

Partia Socialiste thekson se kjo masë shtyrjeje nuk ka arsye të zbatohet për aplikantë të tjerë jashtë kësaj kategorie, të cilët nuk e kanë aktualisht një llogari të hapur në sistemin PER.

Edhe Komisioneri, Ilirjan Celibashi bëri me dije se i ka propozuar dy forcave kryesore politike që, të paktën për 42 mijë zgjedhësit të cilëve u është refuzuar kërkesa, të konsiderohet mundësia që KQZ të ketë disa ditë shtesë për të asistuar në një proces riaplikimi.

Deri në këto momente pranë aplikacionet PER janë bërë 341 423 kërkesa në total për regjistrim për të votuar, ndërkohë që KQZ ka shqytuar 330 304 kërkesa, ndërsa 108 823 janë refuzuar.