Dikur zymbyli me ngjyrë blu apo rozë ishte një lule simbolike për festën e mësuesit dhe sapo hynte marsi kundërmonte edhe aroma e tij. Por kohët kanë ndryshuar…

Festa e 7 Marsit është një ditë e rëndësishme në të cilën ne gjejmë rastin të vlerësojmë imazhin e mësuesit, atë që na ka edukuar e mësuar brez pas brezi.

Në këtë ditë të shënuar ndaj mësuesve, respekti e vlerësimi tregohet edhe përmes një buqete me lule apo edhe një dhurate simbolike …

Kjo ishte atmosfera në mëngjes përpara hyrjes në kopshte e shkolla të fëmijëve në Durrës…