Një tjetër shkollë e re i shtohet Durrësit. Ka filluar puna për ndërtimin e shkollës së re të Vadardhës në njësinë administrative të Sukthit.

Ky objekt shkollor që përfshin shkollë dhe kopësht po ndërtohet me fondet e bashkisë së Durrësit dhe është mjaft i rëndësishëm për komunitetin e nxënësve, prindërve dhe mësuesve.

Deri tani në Sukth kanë përfunduar 5 godina arsimore të reja dhe shkolla në Vadardhë është objekti arsimor i gjashtë që ndërtohet në Sukth.

Kur të përfundojë, shkolla do të ofrojë kushte dhe standarte bashkëkohore për 485 nxënësit dhe 87 fëmijët e kopshtit.