Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Thumanë-Kashar. Një automjet ka goditur një këmbësor, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se ka tentuar të kalojë nga njëri krah i rrugës në tjetrin kur është përplasur nga automjeti. Identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.