Një nënë e re, e cila dyshohet se ka qenë e alkoolizuar, ka përplasur në tokë fëmijën e saj 5 muajsh. Ngjarja ka ndodh para pak çastesh në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku nëna rreth 35-vjeçe në kushtet e dehur nga alkooli ka përplasur disa herë në tokë në trotuar.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë për ti marrë fëmijën dhe ajo ka kundërshtuar me forcë forcat e policisë.
Ndërkohë që fëmija është shoqëruar në spital, dhe sipas tyre nuk ka pasur dëmtime, ndërkohë që po i bëjnë një skaner për të parë organet e brendshme.
Nëna e alkoolizuar është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, ndërkohë që është e divorcuar.
