Këngëtarja Aurela Gaçe është një ndër personazhet publik më atraktiv, jeta e saj private dhe profesionale përbën lajm gjithmonë për mediat rozë.

Këngëtarja në rrjete sociale nuk poston shpesh foto me bashkëshortin e saj, Skerdi. Por, së fundmi ajo ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram ku duket mjaft e qeshur krah bashkëshortit të saj.

Këngëtarja është në prag të 10 vjetorit me bashkëshortin e saj ka zgjedhur të surprizojë ndjeksit me një foto të tyre duke i bërë dhe një dedikim emocionues.

“Po që shkojmë? Ptuj, ptuj! Shpirti shpirtit tim, dashuria ime, edhe pak 10 vjet bashkë”- shkruan Aurela krahas fotos.