Një tjetër personazh i njohur i skenës shqiptare është infektuar nga koronavirusi.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur shqiptar nga Kosova, Shkëlzen Jetishi, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar vetë artisti për Gazeta Blic ndërsa ka thënë më tej se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se është në vetizolim.

“Jam në gjendje të mirë shëndetësore, por vetëm aromat nuk po i ndjej. Momentalisht ndodhem në vetëizolim”, tha Jetishi.