Përmes UNICEF-it, artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora u bën thirrje bashkëkombasve të saj në Kosovë që të respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit.

E shqetësuar për rritjen e të inektuarve në vendin e saj të origjinës, Rita këshillon qytetarët të vendosin maskën në momentin që dalin jashtë shtëpisë, të ruajnë distancat dhe të kujdesen për higjienën personale.

“Jam shumë e shqetësuar që shumë njerëz në Kosovë janë infektuar me COVID-19. Ju lutem mbroni veten dhe të dashurit tuaj, vendosni maskën, ruani distancat dhe kujdesuni për higjienën personale. Unë e vendos maskën time sa herë dal jashtë, në mënyrë që të vij sërish në Kosovë dhe të festoj me ju përfundimin e këtij virusi. Ndriconi me dritën tuaj! Vendosni maskën! Të dua!”- thotë këngëtarja e njohur në vidomesazhin e saj.