Pas deklaratës së fortë të bërë nga kryeministri i Greqisë, Kyrakos Mitsotakis, nga parlamenti ku tha se Greqia do të sigurojë 12 milje edhe në detin Jon, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Rama është ngacmuar nga një komentues në rrjete sociale i cili i ka shkruar se ujërat detare ia ka falur Greqisë. Përgjigja e kryeministri ishte me tone të forta ironie, ku thekson se nuk falen detet e tokat si rroba.
“Të rroftë Skënderbeu në ballë kur në kokë ke Saliun dhe flet për “falje detesh” sikur flet për falje rrobash! Hajde shqipe hajde! Nuk falen detet e tokat si rroba o mik, prandaj para se te flasesh për tema të tilla, ulu lexo, rri dëgjo, informohu e pastaj shprehu dhe ruhu nga gënjeshtrat e mëdha se po të kapën në gjumë, i hëngre e ike në drejtim te paditur”, shkruan Rama në përgjigjen e tij.





