Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka denoncuar në Gjykatën e Posaçme për shpifje kreun e partisë “Mundësia” Agron Shehaj.
Lapaj është shprehur se ka të paktën 8 raste të dokumentuara të shpifjes.
Lapaj është shprehur për mediat se nuk e dëshironte një konflikt të tillë me Shehajn, veçanërisht me partitë e reja, pasi kjo gjë sipas tij gëzon kryeministrin Edi Ram.
“Unë nuk kam dashur të krijoj konflikt mes të resë, por kush kërkon luftë, luftë do gjej. Zoti Shehaj duhet të vijë me dokumenta të provojë pretendimet. Unë Adriatik Lapaj me përgjegjësi të plotë them që nuk kam në Republikën e Shqipërisë as unë, as nëna, as babai dhe asnjë familjar i rrethit të parë tim asnjë metër tokë në Shqipëri, jo më shumë. Ka pretenduar se unë kam përfaqësura kompani të krimit që janë sekuestruar nga SPAK dhe kam marrë lekë nga këto kompani. Të dalë një gazetar që ta verfifikojë që kam marrë një cent nga këto kompani”, tha Lapaj për gazetarët.