Truproja personale e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, Angel Saramakov, është arrestuar dhe dërguar në burgun e Shkupit sot.
Sipas burimeve nga mediat vendase, Saramakov pritet të përballet me një kallëzim penal për zbardhjen e sekreteve shtetërore. Ai dyshohet se ka ndarë informacionet e klasifikuara me anëtarë të klanit mafioz Grërçec, në këmbim të parave.
Saramakov ka pasur disa denoncime në kontrollin e brendshëm dhe ka paraqitur ankesë për denigrimin e imazhit të tij, duke iu drejtuar Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Diskriminimit. Ai ka punuar më parë në SPB të Velesit si inspektor i lartë për vepra pronësore dhe ka shërbyer gjithashtu si inspektor për kontroll në mjekësinë ligjore që nga prilli i vitit 2024.