Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes, pamjet nga kantieri i superstradës Tiranë-Durrës, për të cilën thotë se do shndërrohet në një autostradë të kategorisë A.
“MIRËMËNGJES dhe me kantierin e Superstradës Tiranë-Durrës, e cila po shndërrohet në një autostradë të kategorisë A, çka do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve të panumërta në këtë aks dhe do t’i japë Tiranës një hyrje ende më dinjitoze, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.