Reshjet e dendura të dëborës kanë krijuar probleme serioze në aksin rrugor Strugë-Qafthanë, duke e bërë atë të pakalueshëm për automjetet.
Qarkullimi është ndërprerë, ndërsa radhët e automjeteve kanë arritur deri në 1 kilometër, me qindra drejtues mjetesh që presin në temperaturat e ulëta.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar për rihapjen e rrugës, ndërkohë që ndërhyrja me borëpastruese po vështirësohet për shkak të intensitetit të reshjeve.





