Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka mandatuar zyrtarisht Gjuro Macut si kryeministër të ri të Serbisë, duke e cilësuar atë si “një nga ekspertët më të mëdhenj të endokrinologjisë nga Vjena në Stamboll”.

Macut, i cili ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd dhe është specializuar në mjekësinë riprodhuese në Gjenevë, është kryeministri i parë me profesion mjek që nga viti 1948.

Gjatë njoftimit, Vuçiç theksoi nevojën për unitet, paqe dhe stabilitet, duke nënvizuar sfidat rajonale, veçanërisht ato në Bosnje-Hercegovinë, ku tensionet politike janë të larta.

Me këtë emërim, Serbia hyn në një fazë të re qeverisëse, me një figurë jo politike, por teknike, në krye të ekzekutivit.