Kryeministri Edi Rama është nderuar nga Presidenti i Izraelit me medaljen presidenciale, urdhri më i lartë civil i Izraelit.
Gjatë një konference të përbashkët për mediat, presidenti i vendit shprehu mirënjohje për popullin shqiptar dhe kryeministrin Rama për mbështetjen ndaj popullit hebre.
“Nder i madh t’u uroj mirëseardhjen në rezidencën presidenciale dhe t’u jap medalje presidenciale të nderit të Izraelit, urdhri më i lartë civil i Izraelit. Kjo medalje nderon ata si ju që kanë ndriçuar botën me udhëheqje të jashtëzakonshme, që kanë dëshmuar miqësinë e guximshme me popullin hebre.
Kodi shqiptar i besës, betimi i shenjtë i nderit mbrojtjes dhe integritet ndihet në këtë holl. Besa ka udhëhequr kombin shqiptar, gjatë Holokaustit, shqiptarët ishin simbol nderi dhe kurajo që u dhanë strehë hebrenjve që arratiseshin nga pjesë të tjera të Europës. Kjo thirrje integriteti e nderi e popullit tuaj gjen jehonë fort në udhëheqjen tuaj”, tha presidenti Isaac Herzog.
Ndërsa Rama u shpreh se akordimi i medaljes është një suprizë, duke theksuar se “ky nder i jashtëzakonshëm nuk mund të jetë vetëm për mua, por e marrë në emër të Shqipërisë”.
“E kam vështirë të gjej fjalët, duke u përballur me një surprizë të tillë, nuk kam një fjalë këtu me vete, por disa pika diskutimi. Do të përpiqem të them disa fjalë zemre, duke e filluar me një mendim të sinqertë.
Ky nder i jashtëzakonshëm nuk mund të jetë vetëm për mua, por e marr në emër të Shqipërisë, popullit shqiptar, në emër të gjithë shqiptarëve myslimanë e krishterë që vendosën jetën në rrezik gjatë orëve më të errëta të historisë modern dhe e kthyen vendin tim, në të vetmin vend në Evropë e ë mbylli Luftën e dytë Botërore me më shumë hebrenj se sa në fillim të saj”, tha Rama.





