Me kapele në kokë, një person ende i paidentifikuar ka vjedhur një biçikletë në orët e para të kësaj të hëne në rrugën e Kavajës në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur përballë Kishës Katolike në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm.
Duke përfituar nga errësira dhe mungesa e lëvizjeve të njerëzve në këtë orar, i riu fillimisht bën ecejake në rrugë, kontrollon zonën me sy dhe pret kavon e mjetit. Më pas autori largohet mbi biçikletën e vjedhur.
E gjithë ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë së një biznesi.
*Video marrë nga faqja @cabonelalee në Instagram





